Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Mikatet e Haxhit (vendet ku fillon haxhi dhe umreja)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 14-15

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

8 – Janë pesë mikate:

1 – Dhul-Hulejfeh

2 – Xhuhfeh

3 – Karn-ul-Menazil

4 – Jalamlam

5 – Dhat Irk

Ato janë për vendasit e tyre si dhe për të gjithë të tjerët që i kalojnë ato për të bërë haxhin ose umren. Ai që banon brenda kufirit të tyre e bën nijet hyrjen në ihram nga vendbanimi i tij. Edhe banorët e Mekës bëjnë nijet ihramin nga Meka.

Dhul-Hulejfah është mikati i banorëve të Medinës. Është një fshat i vendosur rreth një milje nga Medina. Ky mikat është më së largu nga Meka. Në mes tyre ka dhjetë etapa udhëtimi (me shtazë). Varësisht nga rrugët, ato mund të ndryshojnë në numër. Shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë se ka disa rrugë nga aty për në Mekë. Ajo quhet “Lugina e Akik” dhe xhamia e saj quhet xhamia e pemës. Ka një pus që disa njerëz të rëndomtë injorantë e quajnë “pusi i Aliut”. Ata mendojnë se Aliu luftoi kundër xhinëve aty, që është një gënjeshtër e qartë.

Xhuhfeh është një qytet rreth tre etapa udhëtimi nga Meka dhe është mikati i banorëve të Shamit dhe Egjiptit. Gjithashtu konsiderohet mikati i Medinës nëse banorët e saj do të vinin nga një rrugë tjetër. Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Ky është mikat për ata që vijnë nga perëndimi si nga Shami, Egjipti dhe pjesa tjetër e Afrikës së veriut. Sot vendi është shkatërruar (pabanuar) prandaj njerëzit bëjnë nijet ihramin në Rabigh që është para tij.”

Karn-ul-Manazil quhet gjithashtu “Karn-uth-Tha’alib” dhe është një udhëtim 24 orësh (me shtazë) nga Meka. Është mikati i Nexhdit.

Jalamlam është mikati i jemenitëve. Ai ndodhet rreth 32 km nga Meka.

Dhat Irk është një vend në shkretëtirë në kufirin ndërmjet Nexhdit dhe Tihameh. Mikati është rreth 68 km nga Meka dhe është mikat për irakianët.

Shpërndaje: