Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Muhamedi ﷺ u dërgua tek një popull që e besonin Allahun

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu e dërgoi atë ﷺ tek një popull që e adhuronin Allahun. Ata e donin Atë, jepnin lëmoshë për hir të Tij dhe e përmendnin Atë shumë.

Shpjegimi

Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij Muhamedin tek një popull që e adhuronin Allahun. Megjithatë, adhurimi i tyre ishte i kotë dhe i pavlefshëm, dhe i mungonin argumentet. Ata jepnin lëmoshë dhe vepronin shumë vepra të mira. Megjithatë, ato të gjitha ishin krejtësisht të pavlefshme dhe pa asnjë dobi, sepse ata ishin kufarë. Një nga kushtet për t’iu afruar Allahut (te ala) është që personi të jetë musliman, diçka që këta njerëz nuk ishin.

Shpërndaje: