Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Prej dyshimeve të nasarve është se Muhamedi ﷺ nuk e dinte historinë?!

Alameh Muhamed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 26
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Smithi më tha: “A je ti musliman?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Muhamedi nuk e dinte historinë!.” I thash: “Si e di ti?” Ai u përgjigj: “Ai ka thënë në Kuran:

يَا أُخْتَ هَارُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ امْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا

”Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!” 1

Unë i thashë: “Ti nuk e di dinakërinë dhe armiqësinë e të nasarave ndaj Islamit sikur di George Sale2, i cili ishte i pari që e përktheu Kuranin e ndershëm në anglisht. Ai shkroi në komentin e tij të këtij ajeti:

“Kundërshtimi i shokëve tanë prej nasarave ndaj këtij ajeti nuk qëndron. Asnjë nga dijetarët muslimanë nuk kanë thënë se ky Haruni është vëllau i Musait ﷺ, kështu që të thuhet se ka pasur një zbrazësirë kohore të gjatë mes Musait dhe vëllait të tij Harunit ﷺ dhe Isaut ﷺ dhe nënës së tij.”

Ai tha: “Ahmed Khan, themeluesi i AMU3, e pranon këtë qëndrim.” Unë i thashë: “Unë as nuk e pranoj Ahmad Khanin e as nuk di se kush është ai. Unë jam vetëm duke thënë se çfarë një prej paraardhësve tuaj, i cili megjithëse kishte urrejtje ndaj Islamit, ka thënë. Ty nuk të mbetën fjalë më.”


1 19:28
2 Shih: https://en.wikipedia.org/wiki/George_Sale
3 Shih http://www.amu.ac.in/

Shpërndaje: