Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Islami është feja e përsosur
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kurani ka sqaruar parimet e qeverisjes, ka sqaruar rrugët e saj. Ka dy lloje të qeverisjeve: E jashtme dhe brendshme.
Ajo që ka të bëjë me qeverisjen e jashtme ajo rrotullohet rreth dy parimeve:
E para: Përgatitja e forcës së mjaftueshme për të shkatërruar armikun. Allahu (te ala), ka thënë në lidhje me këtë parim:
”E ju përgatituni sa të keni mundësi mjete luftarake, e kuaj të caktuar për betejë kundër tyre, me të cilën do t’i shtini frikën armikut të Allahut dhe armikut tuaj dhe të tjerëve, përveç tyre.” 1
E dyta: Bashkim i shëndoshë dhe i plotë për këtë forcë.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 2
”Dhe mos u grindni ndërmjet jush sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” 3
Kurani i ka bërë të qarta ato që pasojnë nga marrëveshjet paqësore dhe përfundimi i trakteve në rast emergjence.
Ai (te ala) tha:
”Edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar.” 4
”E derisa ata i përmbahen marrëveshjes përmbahuni edhe ju.” 5
”Nëse ti e heton tradhtinë e një populli ndaj marrëveshjes atëherë edhe ti ua hidh atyre marrëveshjen në mënyrë të njëjtë.” 6
”Dhe ky është një kumtim nga Allahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se Allahu është tërhequr prej marrëveshjes së idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij.” 7
Pos kësaj, Allahu na urdhëron që të jemi të kujdesshëm me planet e tyre të liga dhe që të reagojmë shpejt për të shfrytëzuar mundësitë:
”O besimtarë! Bëhuni syçelë (kundër armikut) e luftojeni atë!” 8
”Dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie.” 9
Lidhur me qeverisjen e brendshme, këto çështje duhet referuar për të përhapur sigurinë dhe qetësinë brenda shoqërisë për të mposhtur të gjitha padrejtësitë dhe t’i jepet secilit e drejta e tij. Politika e brendshme është e bazuar në gjashtë pikë të mëdha:
E para: Feja. Sheriati ka ardhur me atë që e mbron fenë.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Vrite atë që e ndërron fenë e tij.” 10
Këtu kemi një metodë shumë frikësuese për atë që dëshiron të ndryshojë fenë e tij.
E dyta: Jeta. Për të mbrojtur jetën e njerëzve, Allahu ka ligjësuar ndëshkim në librin e Tij:
”Kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).” 11
”O ju që keni besuar! Ju është detyruar kisasi (ligji i barazisë në ndëshkim) në rast vrasje.” 12
”E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë).” 13
E treta: Mendja. Kurani ka shpallur atë që mbron mendjen. Allahu (te ala) ka thënë:
”O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” 14
Në hadith thuhet:
“Të gjitha gjërat dehëse janë të ndaluara.” 15
Për të ruajtur mendjen është e detyrueshme për të ndëshkuar pijanecin.
E katërta: Pema familjare. Për ta mbrojtur atë, Allahu ka vendosur që zinaja duhet të dënohet:
”Gruaja dhe burri fajtorë për marrëdhënie të paligjshme jashtë martese, fshikullohen secili prej tyre me njëqind kamxhikë.” 16
E pesta: Nderi. Pasi që nderi duhet të mbrohet, Allahu ka ligjësuar që ai i cili shpif për dikë se ka bërë zina të goditet tetëdhjetë herë me shkop:
”Dhe ata të cilët akuzojnë gra të ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i fshikulloni me tetëdhjetë kamxhikë.” 17
E gjashta: Pasuria. Në mënyrë që pasuria të ruhet, Allahu ka ligjësuar që dora e hajdutit t’i pritet:
”Vjedhësit dhe vjedhëses preuani duart, si shpagim i veprës që bënë, kjo masë është dënim nga Allahu.” 18
Me anë të kësaj, duket qartë se Kurani garanton tërë shoqërinë, familjen dhe mirëqenien.
15 Sa i përket pjesës së parë “Të gjitha gjërat dehëse janë të ndaluara”, është tek Bukhari (5/108) dhe Muslimi (3/1585).