Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 42-43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Duke u nisur nga kjo i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Profetët janë njerëzit me sprovat më të rënda, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Njeriu sprovohet sipas besimit të tij.”1
Ata që vijnë pas tyre janë të devotshëm që thërrasin tek Allahu sipas metodologjisë së tyre, i thërrasin ata që vetëm Allahu të adhurohet dhe paralajmërojnë kundër idhujtarisë. Ashtu sikurse shembujt e tyre profetët, këta njerëz hasin në probleme dhe sprova.
Rrjedhimisht ti sheh se sa shumë thirrësa devijojnë nga kjo metodologji e vështirë dhe nga kjo rrugë e mundimshme sepse thirrësi që merr këtë rrugë do të konfrontohet nga prindërit e tij, nga vëllezërit, nga motrat dhe nga të dashurit. Shoqëria do ta trajtojë me armiqësi, nënçmim dhe bezdisje. Përkundrazi, ai zgjedh të merret me disa gjëra Islame të cilat vërtetë e kanë vlerën e tyre dhe nuk mohohen nga askush që e beson Allahun, por nuk kanë aq shumë vështirësi, bezdisje, probleme, nënçmim dhe vështirësitë e lartpërmendura. Sidomos jo në shoqërinë Islame. Aty shoqëria mblidhen rreth këtij lloji të thirrësave. Njerëzit i nderojnë ata dhe në asnjë mënyrë nuk i nënçmojnë dhe nuk i bezdisin. Përjashtimi i vetëm do të ishte nëse ata i kundërshtojnë pushtetarët dhe rrezikojnë pozitat e tyre të cilën e bëjnë grupet politike. Atëherë pushtetarët do t’i shkatërrojnë ata jashtëzakonisht fortë. Në këtë pikë pushtetarët janë të pamëshirshëm ndaj të gjithëve, nuk zgjedhin të afërm, musliman apo kafir.
Këtyre thirrësave ne u themi: Sa do që të dëgjohet dhe të bëj zhurmë thirrja e tyre dhe sado që të ngritin zërin e tyre në emër të Islamit, qetësohuni sepse ju megjithatë e keni braktisur metodologjinë e Allahut dhe rrugën e Tij të drejtë që u pasua nga profetët e Tij dhe pasuesit e tyre kur ata thirrën në Teuhid. Sa do që të filozofoni dhe bërtisni në emër të Islamit, kështu që ju keni devijuar nga metodologjia e profetëve që është përcaktuar nga Allahu. Çfarëdo sakrificash që të bëni dhe sa do që të zmadhoni thirrjen tuaj dhe mënyrën e thirrjes tuaj, kështu që ju i jepni prioritet mjetit përpara qëllimit. Sa i pavlerë është mjeti nëse dëmton qëllimin dhe rritet në kurriz të tij! Thirrësat e gjorë që i përmbahen metodologjisë së tyre të shpikur kanë tendenca të jenë slogane tërheqëse për të mashtruar injorantët dhe e luftojnë metodologjinë e profetëve që është thirrja e njerëzve në teuhid.
1 Tirmidhi (2398), Ibn Maxheh (4023), Ahmedi (1/172), Ibn Hibani (2900), el-Hakim (121) dhe el-Bejhaki (6326). Autentik sipas el-Albanit në “Sahih-ul-Xhami” (994).