Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Thirrja e profetit ﷺ

Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Këto ajete të Kuranit dëshmojnë se i dërguari u dërgua që t’i urdhëroj njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe që t’i ndalojë ata që ta adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut. Kjo është feja e tij në të cilën i thërriti njerëzit dhe për të cilën i luftoi.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لاَ تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلّه

”Luftoni kundër tyre derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut.” El-Enfal 8:39

Sprova është idhujtaria.

Allahu -te ala- dërgoi Muhammedin kur ai ishte dyzet vjet. Për dhjetë vite i thërriti njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe të mos adhurojnë askënd tjetër përveç Allahut. Pastaj Allahu e ngriti atë lart në një udhëtim për në qiell. Lartë në qiell u detyrua të falet pesë herë në ditë, kur Allahu -te ala- e urdhëroi atë nuk kishte asnjë ndërmjetës mes tij dhe Allahut.

Pas kësaj u urdhërua që të emigroi. Emigroi në Medine ku u urdhërua gjithashtu të dalë në xhihad. Për gati dhjetë vite ai bëri xhihad për hir të Allahut derisa njerëzit u konvertuan në Islam në grupe të mëdha.

Kur profeti kishte mbushur gjashtëdhjetë e tre vjet dhe Allahu -te ala- kishte përmbushur fenë nëpërmjet tij dhe lejoi që ai të kumtoi shpalljen e Allahut, ai vdiq. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Shpërndaje: