Populli i tij kurrë nuk e kishte shqetësuar aq shumë sa në këtë rast. Si pasojë ai ﷺ u detyrua të largohej prej tyre dhe u kthye në Mekë nën mbrojtjen e El-Mutim bin Adijj bin Neufel bin Abdi Menafit.
Ai ﷺ filloi të thërriste njerëzit në fenë e Allahut -azze ue xhel-, dhe Tufejl bin Amr Ed-Deusi pranoi Islamin. I dërguari i Allahut ﷺ iu lut Allahut që t’i jepte atij një shenjë, pas së cilës Allahu vendosi një dritë në fytyrën e tij.
Ai tha: “O i dërguari i Allahut! Unë kam frikë se ata do të thonë se kjo është shëmtim.”
Pastaj iu lut profetit ﷺ që Allahu t’i dhuronte një dritë në zërin e tij. Kështu ai u bë i njohur si ”Burri me dritë.”
Tufejli filloi të thërriste popullin e tij në fenë e Allahut dhe disa prej tyre e pranuan Islamin. Ai qëndroi në qytetin e tij për të vazhduar thirrjen. Kur Allahu e lejoi të dërguarin e Tij ﷺ të pushtonte Hajberin, Tufejli u bashkua me të duke sjellë rreth 80 familje.