Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Urdhëri i Ahmedit për t’iu përmbajtur sunnetit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 47-48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4 – Ahmed bin Hanbeli -rahimehullah-.

Imam Ahmedi ka qenë më i shquari në mesin e imamëve në përmbledhjen e sunnetit dhe ishte ai që më së shumti i përmbahej sunnetit. Ai madje edhe urrente që të shkruhen libra fikhu të bazuara në mendimet e dijetarëve. Prandaj, ai tha:

1 – “Mos më pasoni verbërisht. Mos e pasoni Malikun, Shafeiun, El-Euzain ose Eth-Theurin verbërisht. Në vend të kësaj, merrni nga aty ku morën ata.”2

Në një transmetim tjetër, ai tha:

“Mos e paso askënd verbërisht në fenë tuaj. Merre atë që vjen nga profeti ﷺ dhe shokët e tij. Kur është fjala për tebiinët lejohet të zgjedhësh.”

Një herë ai tha:

“Të pasosh është që të pasosh atë që ka ardhur nga profeti ﷺ dhe shokët e tij. E kur bëhet fjalë për tebiinët mund të zgjedhësh.”3

2 – “Mendimi i El-Euzait, i Malikut dhe i Ebu Hanifës janë vetëm mendime. Unë i shoh të njëjta ato. Argumenti gjendet në transmetimet (nga profeti ﷺ).”4

3 – “Ai që refuzon një hadith nga i dërguari i Allahut ﷺ është në prag të shkatërrimit.”5


1 El-Menakib, fq. 192, Ibn-ul-Xhauzi.

2 El-Fulani (113) dhe Ibnul Kajimi në “I’lam-ul- Muaki’in (2/302)”.

3 Ebu Daudi në “Mesail-ul-Imam Ahmed fq. 276-277”.

4 Ibn Abdil-Berr në “El-Xhemi (2/149)”.

5 El-Menakib, fq. 182, nga Ibn-ul-Xhauzi.

Shpërndaje: