“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

91. Mos u mashtro nga heshtja e varreve

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 193-195

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nëse një person do të hyjë tek varrezat e dekoruara dhe të stolisura, ai nuk do të kishte qenë në gjendje të bëjë dallimin midis banorit të xhenetit dhe të xhehnemit. Është vetëm Allahu e di që kush janë ata. Mund të ketë një varr, gjurmët e të cilit janë zhdukur dhe shkelet nga kafshët, ndërsa i varrosuri aty është në xhenetin më të lartë. Mund të ketë një varr i zbukuruar me një kupolë të lartë dhe perde mëndafshi ndërsa i varrosuri është në xhehnem. Kur të hynë tek varrezat nuk mund as të bësh dallimin në mes burrit dhe gruas, të riut dhe të moshuarit, të lirit dhe skllavit. E si të mund të dallojmë xhenetliun nga xhehnemliu, kur nuk mund të bëjmë atë me ata, diferenca e të cilëve është e qartë në këtë jetë?

Sapo nata kishte rënë Ata es-Sulejmi e kishte zakon të shkonte tek varrezat dhe të thoshte:

”O banorë të varreve! Ju keni vdekur! Ju tani i keni parë veprat tuaja. Pastaj thoshte: Nesër Ata është në varr.”

Ai mbeti në këtë gjendje deri në agim.

Sufjan eth-Theuri ka thënë:

”Ai që e përkujton varrin shumë do ta gjejë atë si një prej kopshteve të xhenetit. Ai që është neglizhent në përkujtimin e tij do ta gjej atë si një prej gropave të xhehnemit.”

Ali bin Ebi Talibi kaloi pranë varrezave dhe u ndal për një çast dhe tha:

”Paqja qoftë me ju, o banorë e vetmisë dhe zbrazëtisë! Ju jeni paraardhësit tanë dhe ne jemi pasardhësit tuaj. Së shpejti ne do t’u bashkohemi juve. O Allah! Falna neve dhe ata. Allahu ia dhëntë xhenetin atij që kujton jetën tjetër dhe vepron para dhënies llogari, kënaqet me atë që mjafton, dhe kënaqet me Allahun në të gjitha rastet! O banorët të varreve! Gratë tuaja janë rimartuar. Në shtëpitë tuaja banojnë të tjerët. Pasuria juaj është ndarë. Këtë e kemi për t’u thënë. Çfarë keni ju për të na thënë neve?” Pastaj ai u kthye kah shokët e tij dhe tha: ”Në qoftë se ata do të kishin mundësi që të flasin do të thoshin: ”Ne e kemi kuptuar se frika ndaj Allahut është furnizimi më i mirë.”

Është transmetuar se një burrë erdhi tek Umer bin Abdil-Azizi (rahimehullah) dhe u çudit se si pamja e tij kishte ndryshuar nga ibadeti i shumtë. Umeri i tha atij:

”Nipi im i dashur! A po çuditesh me mua? Çfarë do të kishe thënë nëse më kishte parë mua pas tre ditëve të varrimit tim? Bebzet e syve kanë rrjedhur poshtë mollëzave të mia. Buzët janë plasaritur dhe rrotulluar larg dhëmbëve. Qelbi ka rrjedhur. Krimbat kanë dalë nga hunda dhe goja ime. Stomaku im është fryrë mbi gjoksin tim. Nëse më kishe parë atëherë do të ishe çuditur më shumë për mua se sa tani.”

Ai që e di këtë ai e di se do të përfundojë në një gropë të errët dhe të zbrazët që nuk kujdeset për të zbukuruar pamjen e saj. Ai e di se çfarë e pret një trup të bukur, një pamje të bukur dhe një lëkurë të butë. Ai së shpejti do të hidhet në një gropë ku të gjitha lidhjet e tij shkëputen dhe gjendja do të ndryshojë. Pastaj ai fillon të kalbet dhe ti vijë erë e keqe, madje edhe të afërmit e tij më të dashur ikin prej tij.

Në qoftë se robi mendon siç duhet në lidhje me varret magjepse të njerëzve, ai e kupton se është sikurse ata kurrë nuk kanë qenë në tokë dhe nuk kanë përjetuar asnjë kënaqësi dhe magjepsje. Betohem në Allahun se ata tani torturohen, sprovohen dhe kanë krimba në trupat e tyre. Më i miri dhe më i lumturi prej tyre është ai i cili i shpëton dënimit të Allahut (Azze ue Xhel).

Thabit el-Bunani ka thënë:

”Unë hyra tek disa varreza. Kur isha duke dalë dëgjova një zë duke thënë: ”O Thabit! Mos lejo që të mashtrohesh nga heshtja e varreve. Janë të shumtë ata që ndëshkohen në to.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram