Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 196
Allahu (te ala) ka thënë:
يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ
“Allahu do t’i qëndrojë fort ata që besojnë me një Thënie që qëndron fort në jetën e kësaj bote dhe në Jetën e Pastajme.”1
Shumica e komentuesve të Kuranit thonë se fjala është për shehadetin në këtë jetë, do të thotë para vdekjes, dhe në botën tjetër, do të thotë në varr. Dijetarë të tjerë thonë se kjo do të thotë se kjo jetë është varri dhe sprova e tij, ndërsa jeta tjetër është Dita e Gjykimit. Megjithatë mendimi i parë është i sakti.
El-Bera bin Azib (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kur një mysliman pyetet në varr dhe thotë shehadetin, është domethënia e fjalëve të Allahut (te ala) fjalët:
يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ
“Allahu do t’i qëndrojë fort ata që besojnë me një Thënie që qëndron fort në jetën e kësaj bote dhe në Jetën e Pastajme.”2
Në një formulim tjetër thuhet:
“Është shpallur në lidhje me dënimin e varrit. Do ti thuhet atij: “Kush është Zoti yt?” Ai do të përgjigjet: “Zoti im është Allahu dhe profeti im është Muhammedi.” Ky është kuptimi i fjalëve të Allahut:
يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ
“Allahu do t’i qëndrojë fort ata që besojnë me një Thënie që qëndron fort në jetën e kësaj bote dhe në Jetën e Pastajme.”3
Transmetohet nga Bukhari dhe Muslimi. Imam Ahmedi e transmetoi atë me një version më të gjatë dhe gjithashtu autorët e Suneneve dhe Masanid.
Bukhari dhe Muslimi transmeton nga Ibn Umeri (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush vdes i tregohet vendi i tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ai është prej banorëve të xhenetit, i tregohet xheneti. Nëse ai është prej banorëve të zjarrit, i tregohet zjarri. Do ti thuhet atij: “Ky është vendi yt derisa Allahu të lejon të ringjallesh në Ditën e Gjykimit.” Transmetohet nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij.
1 14:27
2 14:27
3 14:27