Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 121
Përktheu: Valdet Gashi
15 – El-Karni tha kur iu drejtua dijetarëve që ia kushtojnë jetën e tyre dijes, shkrimeve dhe davetit për t’ua mësuar njerëzve fenë dhe dispozitat e saj:
Falu dhe agjëro sa të duash
Feja nuk e njeh adhuruesin me anë të namazit dhe të agjërimit
Le të jenë tespitë tua dy metra të gjata,
vendose një çallmë dhe ngjyrose me ngjyrë mermeri
Ti je një nga murgjit e priftërinjve
Ti nuk je nga feja e Ahmedit (Muhammedit) …
Ti po ja le fushën mendjelehtëve
Ndërsa i vogli i shëmtuar liron frenjët
ose një bastard i pahijshëm që godet
dhe shkakton një plagë të pashërueshme
Mos më luaj me rrobat e dijetarit
për sa kohë që bota është katastrofike dhe e errët
Librat tuaja janë vetëm për të vdekurit
Ti je vetëm një i sëmurë kronik dhe dëshiron të flasësh
Çdo ditë shpjegon një libër
Sipas medhhebit që e imiton – ti vetëm se errësohesh më shumë
Ti u bëre i zënë me shënimet e zeza
kur u frikësove nga shpata e të padrejtit1
Çfarë terrorizmi ideologjik! Këtu, oratori e nënçmon edhe diturinë edhe dijetarët.
1 Lahn-ul-Khulud, fq. 47.