“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

94.Berzah është jeta mes dy botëve

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib fq. 204

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ

”E ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në Ditën kur Ringjallen.”1

Berzah është emri i qëndrimit ndërmjet kësaj jete dhe jetës tjetër. Ky ajet e vërteton këtë. Në berzah banorët e saj shohin të dy botët. Dënimi dhe lumturia në varr është dënimi dhe lumturia në berzah. Allahu (Subhanehu ue Te ala) i krijuar tri vendbanime; vendbanimi në dynja, vendbanimi në barzah dhe në ahiret. Në secilin vendbanim, Allahu ka vënë dispozita të veçanta. Ai ka e ka krijuar njeriun me trup dhe shpirt. Në këtë jetë dispozitat lidhen më trupin ndërsa shpirtrat u nënshtrohen trupave. Prandaj, aplikohen dispozitat e sheriat bazuar mbi lëvizjet e dukshme të njeriut edhe nëse shpirti nuk përputhet me atë të jashtmen.

Kurse në berzah dispozitat kanë të bëjnë me shpirtrat, ndërsa trupat janë në pasim të shpirtrave. Sikurse shpirtrat janë në pasim të trupave në lumturinë dhe ndëshkimin e kësaj jete, ashtu trupat janë në pasim të shpirtrave në berzah. Në berzah shpirtrat përjetojnë direkt lumturinë apo dënimin. Pastaj ato përfshijnë trupat. Në këtë jetë janë trupat që direkt përjetojnë lumturinë apo dënimin. Pastaj ato përfshijnë shpirtrat. Në këtë jetë trupat janë të dukshëm, ndërsa shpirtrat janë të fshehur.

Në berzah shpirtrat janë të dukshëm por trupat janë të fshehur. Nëse dëshiron dije lidhur me këtë, shiko personin e fjetur në këtë jetë. Ai ose përjeton kënaqësi në gjumin e tij ose ndëshkohet. Është shpirti që përjeton të gjitha ndërsa trupi është në pasim të tij. Ndonjëherë ka një ndikim aq të fortë në trup sa që ai madje mund të lëndohet. Këtë mund ta përjetojnë shumica e njerëzve në ëndrrat e tyre dhe Allahu e di më së miri. Shejkh Nusejr el-Makdisi më ka treguar:

“Për tre net kam ëndërruar se si njerëzit më përdornin mua si punëtor. Unë kisha shumë frikë prej tyre dhe punoja. Kur u zgjova u ndjeva tmerrësisht i lodhur.”

Ai më tha që t’ia  shikoja duart. I shikova duart e tij dhe pash flluska të mëdha.


1 23:100

Shpërndaje: