Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

115.Kunuti në namazin vitër

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 156-157

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Ndonjëherë1 profeti ﷺ e lexonte kunutin në rekatin e fundit të vitrit2. Ai e lexonte kunutin edhe para rukusë3.

Profeti ﷺ e mësoi Hasan bin Aliun -radijAllahu anhum- të thotë [kur ai të përfundonte leximin e Kuranit në vitër]:

اللهم اهدِنا فيمَن هديت وعافنا فيمن عافيت وتولنا فيمن توليت وبارك لنا فيما أعطيت وقِنا شر ما قضيت [ف]انك تقضي ولا يقضى عليك [و]اٍنه لا يذل مَن واليت [ولا يعزُ من عاديت]تباركت ربنا وتعاليت لا منجا منك إلا إليك

“O Allah, më udhëzo bashkë me ata që udhëzuar, më jep mirëqenie bashkë me ata që u ke dhënë mirëqenie, më ruaj dhe më përkrah bashkë me ata që ke ruajtur e përkrahur, më begato në atë që më ke dhënë, më ruaj nga e keqja që ke caktuar! Me të vërtetë, Ti cakton gjithçka dhe askush nuk cakton mbi Ty! Nuk mund të poshtërohet ai që Ti e përkrah dhe e bën mik, dhe nuk mund të ngadhënjejë ai që Ti e ke armiqësuar!4 I Madhërishëm dhe i Lartësuar je, o Zoti ynë! Nuk ka strehim dhe shpëtim prej Teje, veçse tek Ti.” 5


1 Unë them nganjëherë për shkak se sahabët që transmetuan lidhur me vitrin nuk e përmendën kunutin. Po ta kishte profeti ﷺ atë si zakon do ta kishin transmetuar atë. Por pasi që vetëm Ubej bin Kabi e transmetoi atë, kjo do të thotë se ai e lexonte kunutin ndonjëherë. Kjo dëshmon se kunuti nuk është farz. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Prandaj dijetari Ibn-ul-Hamami e pranoi në “Fet’h-ul-Kadir (1/306 dhe 359-360)” se mendimi që thotë se kunuti është farz, është i dobët dhe pa argument. Kjo dëshmon drejtësinë dhe paanshmërinë e tij. Mendimin të cilin ai e arriti kundërshton medhhebin e tij.

2 Ibn Nasri dhe Darakutni me një zinxhir të saktë transmetimi.

3 Ibn Ebu Shejbeh (1/41/12), Ebu Daudi, Nesai në “Es-Sunen El-Kubra (2-1-218 dorëshkrimi)”, Ahmedi, Tabarani, Bejhaki dhe Ibn Asakir (2/244/4) me një zinxhir të saktë transmetimi. Nëpërmjet tij, transmetoi Ibn Mende në “Et-Teuhid (2/70)” vetëm namazin. Ky u transmetua me një zinxhir tjetër të mirë të transmetimit. Unë e kam përmendur atë në “El-Irua (426)”.

Nesaiu e transmetoi shtojcën në fund të kunutit:

و صل الله على النبي الأمي

“Dhe salvatet e Allahut qofshin mbi profetin që nuk dinte shkrim e lexim.”

Zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët sipas Hafidh Ibn Haxherit, El-Kastalanit, Ez-Zarkanit dhe të tjerëve. Prandaj, unë nuk e kam marrë shtojcën pasi që pasojë kushtin që kam vënë në parathënien e librit. El-Izz bin Abdis-Selam tha:

“Nuk është transmetuar diçka autentike se duhet thënë salavatet në kunut. Prandaj, asgjë nuk i shtohet nga salavatet (El-Fataua (1/66)).

Me këtë ai tregon se nuk zgjeron kufijtë e mendimit për “bidatin e mirë”, ndryshe nga disa individë të mëvonshëm.

Pastaj unë e korrigjova vetën dhe thash se është konfirmuar se Ubej bin Kabi -radijAllahu anhu- i tha salavatet në fund të kunutit, kur ai udhëhoqi namazin në kohën e Umerit -radijAllahu anhu-. Këtë e transmetoi Ibn Khuzejmeh në “Es-Sahih (1097)”. E njëjta gjë është konfirmuar nga Ebu Halimeh Muadh El-Ensari i cili gjithashtu udhëhoqi namazin në atë kohë. Këtë e transmetoi El-Kadhi Ismail (107) dhe të tjerët. Pra kjo është një shtesë e përcaktuar sepse ajo është praktikuar nga selefët. Prandaj nuk duhet të thuhet se ky është një bidat, dhe Allahu e di më mirë.

4 Kjo shtojcë është konfirmuar në një hadith të cilën e përmendi Hafidh Ibn Haxheri në “Et-Talkhis”. Këtë kam ardhur në përfundim në origjinalin. En-Neueuiu -rahimehullah- e humbi atë në “Raudat-ut-Talibin (1/253)” dhe ka thënë se ajo është një shtojcë nga dijetarët sikurse shtojca:

“Ti lavdërohesh për atë që ke vendosur dhe unë të lutem Ty për falje dhe kthehem tek Ti.”

Gjëja e çuditshme është se ai vetëm disa rreshta më vonë tha:

“Ata janë të bashkuar se El-Kadhi Ebut-Tajib ishte gabim, kur ai u distancua nga vërtetësia e shprehjes “dhe nuk mund ta bëjë ngadhënjyes atë që Ti e ke armiqësuar! Është transmetuar në transmetimin e Bejhakiut, dhe Allahu e di më mirë.”

5 Ibn Khuzejmeh (2/119/1), Ibn Ebi Shejbeh dhe ata të përmendurit me të në burimet e mëparshme.

Shpërndaje: