Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

94.Lidhja e shpirtit me trupin

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dijetari i madh, Ibnul-Kajimi -rahimehullah- ka thënë:

“Shpirti ka pesë lidhje me trupin që kanë dispozita të ndryshme:

1 – Lidhja e shpirtit me trupin kur ai është në mitrën e nënës.

2 – Lidhja e shpirtit me trupin pas ardhjes në këtë jetë.

3 – Lidhja e shpirtit me trupin gjatë kohës kur është në gjumë. Në këtë rast shpirti është i lidhur me trupin nga një aspekt, dhe janë të ndarë nga një aspekt tjetër.

4- Lidhja e shpirtit me trupin në jetën e varrit ku edhe pse trupi dhe shpirti janë të ndarë nga njëri-tjetri, kjo ndarje nuk është absolute në një mënyrë që të mos ketë kurrfarë lidhje midis tyre. Atij i kthehet shpirti kur ai sprovohet dhe kur ai i përgjigjet selamit të besimtarit.

5 – Lidhja e shpirtit me trupin në ditën e gjykimit. Kjo është lidhja më e përsosur dhe kjo nuk mund të krahasohet me asnjë nga lidhjet e mëparshme sepse në këtë gjendje trupi bëhet i pavdekshëm, nuk e zë gjumi dhe nuk shkatërrohet, dhe Allahu e di më mirë.”

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: “Hadithet autentike e shumta autrntike dëshmojnë se shpirti kthehet në trup gjatë sprovës së varrit. Disa thonë se trupi sprovohet pa shpirt diçka që shumica e mohojnë. Të tjerë thonë se shpirti sprovohet pa trup. Këtë e thonë Ibn Mejserah dhe Ibn Hazmi. Të dyja mendimet janë të gabuara. Hadithet autentike i refuzojnë ata,  dhe Allahu e di më mirë.”

Shpërndaje: