Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

97.Vendqëndrimi i shpirtit pas vdekjes

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 210-212

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي

“Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim.”1

فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُ سَاجِدِينَ

 “E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde.”

وَمَرْيَمَ ابْنَتَ عِمْرَانَ الَّتِي أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا 

 “Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt.”3

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Pastaj dërgohet një engjëll që i fryen një shpirt në të.”

Sa i përket fjalëve të Allahut (Te ala):

فَأَرْسَلْنَا إِلَيْهَا رُوحَنَا فَتَمَثَّلَ لَهَا بَشَرًا سَوِيًّا

“Ne ia dërguam asaj ruhun Tonë (melekun Xhibril) dhe ai iu paraqit përpara asaj në formë njeriu.”4

dhe:

يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلَائِكَةُ صَفًّا لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرحْمَنُ وَقَالَ صَوَابًا

 “Atë ditë kur shpirti dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.”5

Kështu që komentuesit e Kuranit kanë mendime të ndryshme se nëse është për qëllim Xhibrili apo një tjetër engjëll.

Dijetarët kanë shkruar shumë për këtë temë, por jo sipas kësaj radhitje. Unë do të përmend shkurtimisht, duke përfshirë fjalët nga shumica e dijetarëve në lidhje me vendqëndrimin e shpirtit pas vdekjes së njeriut e deri në Ditën e Gjykimit. Është shpirti në qiell apo në tokë? A është shpirti në xhenet apo në xhehenem? A përjeton ai lumturi dhe tortura në trupin e tij të vjetër, apo zhvendoset në një tjetër trup? A shpirti qëndron i vetëm (pa trupin), apo ai zhduket dhe nuk e ekziston? Dijetarët kanë përmendur mospajtime të shumta dhe të ndryshme lidhur me këtë çështje. Secili grup ka mendimin e tij që e mbështesin dhe e konsiderojnë të jetë më i fortë se tjetri.

Kjo çështje mund të njihet vetëm përmes shpalljes. Ka dijetarë që thonë se shpirtrat e besimtarëve dhe të shehidëve janë në xhenet me kusht që asnjë mëkat i madh, si padrejtësia ndaj robërve, i ndalon ata nga ajo. Në qoftë se ata nuk kanë bërë ndonjë gjë të tillë, Zoti i tyre i pranon ata me falje dhe mëshirë:

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

 “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë shehid në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre.”6

Ata që e kanë këtë mendim prej tyre janë Ebu Hurejra, Abdullah bin Umeri dhe të tjerët nga Selefët. Abdullah bin Ahmedi tha se Imam Ahmedi ka thënë:

“Shpirtrat e besimtarëve janë në xhenet dhe shpirtrat e kufarëve janë në xhehnem.”

dijetarë të tjerë thonë se shpirtrat e besimtarëve janë te portat e xhenetit, atyre u vjen pjesë nga kënaqësia dhe furnizimi i tij.

Ebu Abdil-lah bin Mende e ka thënë:

“Një grup i dijetarëve në mesin e sahabëve dhe tebiinëve thanë se shpirtrat e besimtarëve janë tek Allahu (Azze ue Xhel) pa thënë më shumë se kaq.”

Pastaj ai tha:

“Është transmetuar nga disa sahabë dhe tabiinë se shpirtrat e besimtarëve janë në Xhabijeh7 ndërsa shpirtrat e kufarëve janë në pusin Barhut në Hadhramaut.”

Ebu Umer bin Abdil Barr ka thënë:

“Shpirtrat e shehidëve janë në xhenet. Shpirtrat e besimtarëve të tjerë janë në vendet e tyre të varrimit.”

Ibnul Mubarak ka thënë se Ibn Shurejxh i lexoi atij se Muxhahidi ka thënë:

“Shpirtrat e besimtarëve janë në xhenet. Aty ata hanë nga frytet e tij dhe e ndiejnë aromën e tij.”

Maliku ka thënë:

“Kam mësuar se shpirti është i lirë. Ai shkon kudo që dëshiron.”

Kabul Ahbar ka thënë:

“Shpirtrat e besimtarëve në Ilijjun në qiellin e shtatë dhe shpirtrat e kufarëve janë në Sixhin në tokën e shtatë.”

Është transmetuar se Ebu Hurejra ka thënë:

“Shpirtrat e të devotshmëve janë në Ilijjun dhe shpirtrat e mëkatarëve janë në Sixhin.”

Diçka e ngjashme transmetohet nga Abdullah bin Umeri.

Ka dijetarë që thonë se shpirtrat e besimtarëve janë në burimin Zemzem. Megjithatë, unë nuk kam parë ndonjë argument për këtë mendim. Ata që e kanë këtë mendim thonë se shpirtrat e jobesimtarëve janë në burimin Barhut.

Selman el-Farisi ka thënë:

“Shpirtrat e besimtarëve shkojnë kudo që ata duan, dhe shpirtrat e kufarëve janë në Sixhin.”

Ibn Kutejbeh ka thënë:

“Disa dijetarë mendojnë se shpirtrat e besimtarëve janë në fushat e tyre të varrimit. Ka nga ata nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati që thonë se shpirtrat e besimtarëve dhe shpirtrat e kufarëve janë në varre, dhe shpirtrat shpërblehen dhe dënohet në varr deri në Ditën e Gjykimit, siç ka thënë profeti (salAllahu alejhi ue selem), dhe se varri është ose një kopsht ose një gropë plotë me zjarr. Si rezultat, ai ndaloi për t’u ulur mbi varre dhe urdhëroi për t’u dhënë selam atyre.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush vdes i tregohet atij vendi i tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ai i përket banorëve të xhenetit, do të jetë prej banorëve të xhenetit. Nëse ai i përket banorëve të xhehnemit, do të jetë prej banorëve të xhehnemit. Do ti thuhet atij: “Ky është vendi yt derisa Allahu të ringjallë në Ditën e Gjykimit.”

Ka dijetarë që thonë se shpirtrat qëndrojnë në qiellin e dunjasë. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) tregoi se si gjatë udhëtimit të tij për në qiell e pa Ademin (alejhis-selam) në qiellin e dunjasë, në të djathtë të tij pa shpirtërat e banorëve të xhenetit, kurse në të majtë pa shpirtërat e banorëve të xhehenemit. Kjo i përket asaj që Bukhari transmeton në Sahihun e tij nga Samurah bin Xhundub i cili ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me ëndrrën e tij:

“Njeriu i gjatë në kopsht ishte Ibrahimi (alejhis-selam) dhe fëmijët përreth tij ishin të gjithë fëmijët që kanë vdekur në natyrshmërinë e pastër.” I thanë: “O i dërguari i Allahut! E fëmijët e idhujtarëve?” Ai u përgjigj: “Edhe fëmijët e idhujtarëve.”

Megjithatë, ky hadith nuk është i përgjithshëm. Ai flet vetëm për shpirtrat e fëmijëve.


1 17:85

2 15:29

3 66:12

4 19:17

5 78:38

6 3:169

7الجابية”>http://ar.wikipedia.org/wiki/%D8%A7%D9%84%D8%AC%D8%A7%D8%A8%D9%8A%D8%A9

Shpërndaje: