Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

98.Argumente për vendqëndrimin e trupave pas vdekjes

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar në mënyrë autentike se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me shehidët:

“Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër. Ata kanë fenerë të varur në arsh. Ata fluturojnë rreth në xhenet si ata duan. Pastaj ata kthehen tek ata fenerë.”

Në transmetimin që Katade e përmend është një formulim i rrallë:

“Shpirtrat e besimtarëve janë në formën e zogjve të bardhë.”

El-Kadhi Ijadh ka thënë:

“Në këtë hadith përmenden shpirtrat e shehidëve, ndërsa në hadithin e Malikut përmenden shpirtërat e besimtarëve dhe jo shehidëve. Fjala shirtë ndonjëherë përdoret mbi gjithë personin, që përfshinë trupin dhe shpirtin, dhe nganjëherë vetëm shpirtin. Ky është qëllimi i këtij hadithi dhe Allahu e di më së miri. Në këtë hadith ka argument se kjo definitivisht ka të bëjë me shpirtin sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Derisa Allahu ta kthej atë përsëri në trupin e tij në Ditën e Gjykimit.”

Megjithatë, ndonjëherë përmendet shpirti i besimtarit dhe ndonjëherë përmenden shpirtrat e shehidëve. Është transmetuar në hadithin e Ibn Umerit (radijAllahu anhu) se shpirtrat e besimtarëve, me përjashtim të shehidëve, i shohin vendet e tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, e cila është përmendur edhe në lidhje me popullin e Faraonit:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

 “Ata i nënshtrohet zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!”1

El-Kadhi’ Ijadh ka thënë në një vend tjetër:

“Është gjithashtu se kjo përfshinë të gjithë shpirtrat e besimtarëve që hyjnë në xhenet pa u dënuar. Ata hynë në xhenet në bazë të këtij ajeti të përgjithshëm.”

Kështu e përmendi Neveviu në shpjegimin e “Sahih Muslimit”.

Alameh Ibnul Kajimi ka thënë:

“Kjo është jeta e shpirtrave dhe furnizimi i tyre pasi që trupat e tyre janë shkatërruar.”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e shpjegoi këtë jetë dhe tha se shpirtrat e tyre janë në brendësinë e zogjve të gjelbër që kanë fenerë të varura në arsh. Ata fluturojnë rreth në xhenet si ata duan. Pastaj ata kthehen tek këta fenerë. Zoti i tyre i shikon ata dhe thotë: “A doni ndonjë gjë?” Ata thonë: “Çfarë të duam kur ne jemi duke fluturuar rreth në xhenet, këtë e duam më së shumti.” Ai i pyet të njëjtën gjë tri herë. Kur ata kuptojnë se ata duhet të përgjigjen, ata thonë: “Ne kemi dëshirë që shpirtrat tanë të kthehen në trupat tanë në mënyrë që ne mund të biem shehid për hir Tuaj përsëri.” Ky hadith është transmetuar autentikisht nga disa rrugë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Në disa formulime thuhet se ata hanë frutet e xhenetit.


1 40:46

Shpërndaje: