Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

99.A u krijuan shpirtrat para trupave apo anasjelltas?

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

U krijuan shpirtrat para trupave apo anasjelltas? Ka dy mendime mbi këtë temë të cilat Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh dhe të tjerët i kanë përmendur.

1 – Shpirtrat janë krijuar para trupave. Këtë mendim e ka Ibn Hazmi dhe Muhammed bin Nasr Meruezi.

2 – Shpirtrat u krijuan pas trupave. Këtë mendim e kanë shumica e Selefëve dhe pasardhësve të tyre. Dëshmitë janë të qarta nga disa aspekte. Kur Allahu krijoi babain e njerëzimit Ai e urdhëroi Xhibrilin që të merr një pjesë të vogël të dheut të cilin Allahu e la të gufon deri sa ajo u shndërrua në baltë. Pastaj Allahu e formoi atë. Pas kësaj Allahu ja dha shpirtin atij. Kjo histori është e njohur dhe është transmetuar nga disa drejtime. Kjo dëshmon se Allahu i dha atij shpirti nga ana e Tij pasi e kishte krijuar trupin e tij. Në hadith autentik, profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Secili prej jush krijohet duke u bashkuar në barkun e nënës së tij për dyzet ditë. Pastaj ai bëhet një pikë gjaku po aq kohë. Pastaj ai bëhet një copë mishi për aq kohë. Pastaj i dërgohet një engjëll i cili frynë një shpirt në të.”

Hadithi është i njohur. Fryrja e shpirtit në trup nga engjëlli është arsyeja se atij i jepet shpirti.

Shpërndaje: