Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A bëhet kafir ai i cili flet keq për sahabët?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Kaseta: ”Xhalsat fi Jaum il-Khamis”

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A bëhet kafir ai i cili flet keq për sahabët (shokët e profetit)?”

Përgjigje: Çështja në lidhje me të folurit keq për sahabët, kërkon një përgjigje të hollësishme:

1) Nëse personi ka për qëllim të mohojë besueshmërinë e tyre, ai ka bërë kufr.

2) Nëse ai thotë se ata kanë bërë kufr (kanë braktisur Islamin), ai është kafir.

3) Në qoftë se ai e bën këtë për qëllime personale, ai ka bërë një mëkat të rëndë për të cilin ai duhet të dënohet dhe të poshtërohet.

Dhe unë mendoj se kjo ndarje është e mjaftueshme. Dhe ju mund të ktheheni tek libri i Shejkh ul-Islam Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë!) ”es-Sarim el-Maslul …” Aty ai thotë se kushdo që dyshon se ai i cili flet keq për sahabët ose ai i cili i akuzon sahabët me kufr nuk është kafir, atëherë personi i tillë bëhet vet kafir.

Shpërndaje: