Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A bëhet tekfir mbi personin i cili merr shtetësinë e një vendi joislam?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (40)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighatsah%20%20-%2028%20-%2012%20-%201436.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ju keni dhënë më parë fetva se është e ndaluar për një mysliman që të merr shtetësinë e një vendi joislam, sepse kjo do të thotë se ai do t’u nënshtrohet ligjeve të atij shteti. A do të thotë personi i cili merr shtetësinë e një shteti joislam bëhet kafir sikurse edhe banorët e tij? Disa njerëz thonë se ju bëni tekfir mbi një personi të tillë.

Përgjigje: Unë nuk kam thënë se ai është kafir. Ai që thotë se unë them se ai është kafir është një gënjeshtar. Unë nuk kam thënë se ai është kafir. Unë them se është haram për të marrë shtetësinë e një vendi joislam. Akademia e Fikhut ka nxjerrë fetua qe disa vjet që nuk është e lejuar për të marrë shtetësinë e jobesimtarëve. Ai mund të kërkojë leje qëndrimi sipas nevojës së tij, por jo shtetësinë.

Shpërndaje: