Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A bëri Abdul-Vehabi kryengritje ndaj Otomanëve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/Mowalat–1426-10-25_0.mp3

Data e fetvas: 25-10-1426- ose 27-11-2005

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz në vendet fqinje thonë se thirrja e Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehabit i mbështeti ata të cilët u rebeluan kundër udhëheqësit të Otomanëve dhe prandaj ishin të pabindur dhe u shkëputën. A është e vërtetë kjo?

Përgjigje: Shejkhu thirri për në Teuhid dhe grisi simbolet e idhujtarisë. Ai nuk iu has pushtetarit. Ai vetëm shfaqi Teuhidin.

Përveç kësaj, pushtetari Otoman nuk kishte pushtet mbi Nexhdin. Nexhdi sundohej nga sundimtari dhe udhëheqësi i saj. Shteti nuk kishte pushtet mbi Nexhdin. Ajo qeverisej nga sundimtari dhe udhëheqësi i saj.

Shejkhu nuk u shfaq për shkak se ai donte pushtetin ose të jetë sfidues kundër pushtetarit. Ai vetëm se e zhduki idhujtarinë dhe shenjat e saj.

Shpërndaje: