A del nga feja personi i cili e do mëkatin me zemrën e tij?
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9641
Pyetje: Kushdo që kryen një akt të keq sikurse pirja e alkoolit dhe ai e di se kjo është haram, por zemra e tij nuk e refuzon këtë veprim por për kundrazi ai dëshiron të pijë. Ai bën kufër (a del nga feja) ky person pasi që zemra e tij nuk e dënonë këtë veprim?
Përgjigje: ”Jo. Ai nuk bën kufër për derisa ai nuk e deklaron këtë veprim hallall. Ai nuk ka thënë se alkooli është hallall kështu që ai nuk ka bërë kufër (nuk ka dalur nga feja). Vetëm duke e pirë alkoolin ky veprim konsiderohet mëkat. Për derisa ai nuk e deklaron këtë veprim të jetë hallall, kjo është një mëkat dhe është një nga mëkatet e mëdha për të cilat duhet ndëshuar dhe fishkëlluar, megjithatë, ai nuk ka bërë kufër përveçse nëse ai deklaron këtë veprim të jetë hallall duke thënë se ”Kjo është hallall – e lejuar”.
- april 26, 2016
- Comments are off