Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Likaush Shehrij (51 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Shumë njerëz duan që udhëheqësit e tyre të jenë sa më të përsosur. Nuk ka dyshim se ne e duam këtë gjë. Ne duam që pushtetarët të jenë sa më të përsosur. Porse ne nuk jemi në marrdhëniet me ta në maksimumin e përsoshmërisë. Që do të thotë, se disa qytetarë thonë se, obligohet pushtetari që të jetë sa më i përsosur, edhe pse kështu, e shikon këtë qytetarin se ka më shumë mangësi se sa kaq! A është kjo drejtësi? Betohem në Allahun se kjo nuk është drejtësi.
Nëse ti dëshiron që të të jipet e drejta e jote e plotë, atëherë duhet të japësh edhe ti detyrimet e plota (që ke ndaj pushtetarëve). Në të kundërtën, nuk duhet të kërkosh asgjë.
Prej urtësisë së Allahut të Lartësuar është se, pushtetarët janë sikurse edhe qytetarët. Kjo është prej urtësisë që të jetë pushtetari i njëjtë si qytetarët e tij. Nëse ata janë të mirë edhe ai është i mirë dhe nësa ata janë të këqinj edhe ai është i keq.
Në një transmetim thuhet:”Ashtu sikurse do të jeni ashtu do t`ju vendoset edhe pushtetari.”
Pra, sikurse do të jeni, kijeni mendjen. Sikurse do të jeni ashtu do t`ju vendoset edhe pushtetari.
Kjo do të thotë se, pushtetari hypën në pushtet dhe i udhëheq njerëzit sipas gjendjes së tyre.
Ky transmetimi edhe pse nuk është i saktë dhe nuk arrin deri tek i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, porse kuptimin e ka të saktë.
Lexojeni fjalët e Allahut të Lartësuar:
وَكَذَلِكَ نُوَلِّي بَعْضَ الظَّالِمِينَ بَعْضًا
”E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi disa të tjerë.” 6:129
Për çfarë?
وَكَذَلِكَ نُوَلِّي بَعْضَ الظَّالِمِينَ بَعْضًا
”E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi disa të tjerë.”
Pra, mbi keqbërësin vjen një tjetër keqbërës.
Për çfarë? Përgjigjuni o ju xhemat! Plotësojeni Ajetin!
بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ
”Si dënim për veprat e tyre të këqija.”
Nëse qytetarët bëjnë padrejtësi, pushtetari i sulmon ata. Nëse qytetarët sillen mirë edhe pushtetarët bëhen të mirë dhe anasjelltas
Nëse qytetarët janë të padrejtë pushtetari i sulmon ata. Në qoftë se qytetarët janë të mirë edhe pushtetarët bëhen të mirë dhe anasjelltas. Në qoftë se rregullohen ata, rregullohet edhe ai.”