Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A do të dënohen besimtarët mëkatarë në pjesën më të lartë të zjarrit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8627

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi. Ky pyetës po thotë: A është pjesa më e lartë e Xhehenemit vendi ku do të dënohen besimtarët mëkatarë?”

Përgjigje: ”Ne nuk e dimë. Allahu e di më së miri. Ne nuk merremi me këtë çështje. Ata do të hyjnë në zjarr dhe do të ndëshkohet për aq kohë sa dëshiron Allahu dhe pastaj ata do të nxirren prej tij.

Por se në cilin vend (ndëshkohen), për këtë Allahu e di më së miri. Po!”

Shpërndaje: