Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A do të hynë të gjithë njerëzit në Xhehenem?

Imam Muhamed el-Emin esh-Shenkiti 

Burimi: Adua’ul-Bejan (2/517-520)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu تعالى ka thënë:

وَإِن مِّنكُمْ إِلَّا وَارِدُهَا كَانَ عَلَى رَبِّكَ حَتْمًا مَّقْضِيًّا ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوا

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” 1

Dijetarët nuk pajtohen në lidhje me domethënien e këtij ajeti fisnik, i cili nënkupton që secili do të arrijë (uarad) Xhehenemin. Në lidhje me këtë çështje, kemi disa mendime të dijetarëve:

E para: Ta arrish (uarad) atë, do të thotë të hysh në të. Megjithatë, Allahut largon dëmin e Xhehenemit prej robërve të Tij besimtar në këtë hyrje.

E dyta: Ta arrish (uarad) atë, do të thotë të kalosh mbi urën e cila është mbi Xhehnem.

E treta: Ta arrish (uarad) atë, do të thotë t’i afrohesh atij.

Së katërti: Se vetëm besimtarët do të ndiejnë aty një ngrohje e cila është sikurse nxehtësia e kësaj bote.

Kjo qartësohet nga ekzistimi i disa ajeteve në Kur’an që kanë të bëjnë me këtë temë. Në çdo ajet përmendet hyrja në Xhehenem. Ibn Abasi رضي الله عنه ka përdorur atë si provë se “vargjet në të cilat ka mosmarrëveshje rreth fjalës arrit (uarad), kuptimi i saj është që të hysh në të”. Shembull i tillë janë fjalët e Tij تعالى :

يَقْدُمُ قَوْمَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَأَوْرَدَهُمُ النَّارَ وَبِئْسَ الْوِرْدُ الْمَوْرُودُ

“Ai (Faraoni) do ta udhëheqë popullin e tij në Ditën e Kiametit e do ta çojë në zjarr. Eh, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!” 2

Këtu fjala uarad (që ne e kemi përkthyer: “çojë”), do të thotë për të hyrë në të.

Thotë Allahu جل جلاله në një tjetër ajet:

لَوْ كَانَ هَؤُلَاء آلِهَةً مَّا وَرَدُوهَا وَكُلٌّ فِيهَا خَالِدُونَ

“Sikur këta të ishin zota (të vërtetë), nuk do të hynin atje dhe të gjithë do të mbeteni përherë aty.” 3

Edhe Këtu fjala uarad, do të thotë për të hyrë në të.

Në këtë mënyrë, argumentoi Ibn Abasi me Nafi’ bin Ezrak se uarad do të thotë të hysh në të.

Ata që thonë se uarad do të thotë për të ardhur afër dhe t’i afrohesh, dëshmojnë mendimin e tyre me fjalët e Allahut سبحانه و تعالى:

وَلَمَّا وَرَدَ مَاء مَدْيَنَ

“Kur arriti tek pusi i Medjenit…” 4

Ata thanë se kjo do të thotë për të ardhur afër dhe t’i afrohesh atij. E njëjta gjë vlen edhe për fjalën e Tij سبحانه و تعالى:

وَجَاءتْ سَيَّارَةٌ فَأَرْسَلُواْ وَارِدَهُمْ

“(Ndërkohë tek pusi) arrit një karvan. Ata dërguan ujëmbartësin e vet…” 5

Shembuj të ngjashëm janë me bollëk në gjuhën arabe. Arabët thonë se karvani ka arritur (uaradat) qytetin ende pa hyrë në të. Megjithatë, ai ju ka afruar atij.

Ata që thonë se kjo nuk do të thotë të hysh fare në Xhehenem, argumentojnë mendimin e tyre me fjalën e Allahut سبحانه :

إِنَّ الَّذِينَ سَبَقَتْ لَهُم مِّنَّا الْحُسْنَى أُوْلَئِكَ عَنْهَا مُبْعَدُونَ لَا يَسْمَعُونَ حَسِيسَهَا وَهُمْ فِي مَا اشْتَهَتْ أَنفُسُهُمْ خَالِدُونَ

“Ndërsa ata të cilëve u ka prirë mirësia Jonë qysh më parë, do të jenë larg nga Xhehenemi. Ata nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre.” 6

Se ata do të jenë larg nga Xhehenemi, do të thotë se ata nuk do të hyjnë në Xhehenem.Prandaj, fjala uarad nuk do të thotë të hysh në të.

Ata të cilët thonë se hyrja e besimtarit në Xhehenem korrespondon me nxehtësinë e kësaj bote, e argumentojnë mendimin e tyre me hadithin:

الحمى من فيح جهنم فابردوها بالماء

“Temperatura (ethet) janë prej avullimit të Xhehenemit. Andaj ftoheni atë me ujë.” 7

Ajeti i mësipërm sugjeron në atë se uarad do të thotë të hysh në të. Dëshmitë për këtë janë këto në vijim:

E para: Ajo që ka thënë Ibn Abasi رضي الله عنه se të gjitha ajetet në të cilat është përmendur se do të arrihet Xhehenemi, do të thotë hyrja në të.

E dyta: Në ajetin e njëjtë ka një relacion që sugjeron në këtë. Kur Allahu سبحانه و تعالى tha se të gjithë njerëzit, të devotshëm si dhe mëkatarët, do të hyjnë në Xhehenem, Ai tregoi destinacioniin e tyre përfundimtar:

ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوا وَّنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا

“Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” 8

Të lënit aty keqbërësit, është dëshmi se të gjithë do të hyjnë në Xhehenem. Nëse ata nuk kishin hyrë në të, Ai nuk do të kishte thënë: “…dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” Në vend të kësaj, Ai do të kishte thënë: “Ne i fusim të padrejtët aty”.

Së treti: Hadithi i Profeti صلى الله عليه وسلم . Autori i librit “Ed-Durr el-Menthur” (Imam Es-Sujuti Allahu e mëshiroftë 5/471) ka thënë për këtë ajet fisnik: “Ahmedi, Abd bin Humejd, el-Hakim, et-Tirmidhi, Ibnul-Mundhir, Ibn Ebi Hatim, – të cilët deklaruan gjithashtu këtë të jetë autentik – Ibn Merdejah dhe el-Bejhaki në el-Ba’th transmetuan nga Ebu Sumejjeh i cili ka thënë:

“Ne kishim mosmarrëveshje mbi kuptimin e fjalës Uarad – urud. Disa thanë se asnjë besimtar nuk do të hyjë në zjarr. Të tjerë thanë se të gjithë duhet të hyjë në të dhe “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë…” 9 Kam takuar Xhabir bin Abdil-lah dhe e pyeta në lidhje me këtë. Ai tha: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلم duke thënë:

“Nuk do të mbetet as një i devotshëm apo mëkatarë, pa hyrë në të. Megjithatë, ai do të jetë i ftohtë dhe shpëtim për besimtarët në të njëjtën mënyrë siç ishte për Ibrahimin عليه السلام.”

Është e qartë se më e pakta që mund të thuhet në lidhje me këtë zinxhir transmetimi se është i mirë (Hasen).


1 Merjem 19:71-72

2 Hud 11:98

3 El-Enbija’ 21:99

4 El-Kasas 28:23

5 Jusuf 12:19

6 El-Enbija’ 21:101-102

7 Bukhariu dhe Muslim

8 Merjem 19:72

9 Merjem 19:72

Shpërndaje: