Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A do të jenë fëmijët muslimanë fëmijë në Xhenet dhe a do të martohen gratë beqare?

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (4/309)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A do të hyjnë në xhenet fëmijët besimtarë në të njëjtën gjendje sikurse ata vdiqën, apo ata do të jenë të rritur dhe të martuar? A do të martohen edhe vajzat?”

Përgjigje: ”Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Kur ata të hyjnë në xhenet do të jenë në të njëjtën gjendje si të rriturit. Ata do të jenë në pamjen e babait të tyre Ademit (alejhis-selam); Gjashtëdhjetë krah të gjatë edhe shtatë krahë të gjerë. Ata do të martohen ashtu sikurse të rriturit.

Gratë që vdiqën para se ato të martohen, do të martohet në jetën e përtejme.

E njëjta gjë vlen edhe për burrat (të cilët nuk u martuan) ata do të martohen në jetën e përtejme – dhe Allahu (te’ala) e di më mirë.”

Shpërndaje: