Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (393)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për tekbiret (në ditët e teshrikut) e kufizuara pas namazeve të detyrueshme? A duhet të thuhen para apo pas dhikrit (të namazit)?
Përgjigje: Me sa di unë, nuk ka kohë të kufizuar për tekbiret pas namazeve të detyrueshme në Sunnet. Tekbiri është një ritual që bëhet gjatë këtyre ditëve. Unë mendoj në fakt se takbiret e kufizuara pas namazeve të detyrueshme është një risi në fe që nuk ekzistuar në kohën e profetit (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj, është e qartë se është Sunnet që namazet e detyrueshme pasohen nga dhikri i rregullt. Ndërsa lidhur me tekbirin në fjalë, ai mund të bëhet gjithmonë.
Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.