Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet bërë gusël dy herë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/8090

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në lidhje me një person, gruaja e të cilit ka periudhën e saj mujore. Nëse ai është intim me të pa pasur marrëdhënie dhe ajo ejakulon. A duhet ajo të bëj gusël për shkak se është bërë xhunube para se ajo të pastrohet nga periudha e saj mujore?

Përgjigje: Jo, ajo nuk duhet. Ajo bën gusël kur ajo pastrohet nga periudha e saj mujore, një gusël të vetëm për të dyat, edhe marrëdhënien intime dhe për menstruacionet, një gusël të vetëm. Kjo është e mjaftueshme për të.

Shpërndaje: