Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9298
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në qoftë se i biri dëshiron të bëjë haxhin për prindërit e tij, cili ka përparësi që t’i bëhet haxhi së pari, babai apo nëna?
Përgjigje: Nëna ka përparësi në mirësjellje. Andaj, duhet të fillojë me nënën (t’ia kryej haxhin së pari nënës së tij).
“Një njeri, erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha:
“Kush është më parësorë (meritorë) për respektin tim?”
Ai i tha: “Nëna jote!” Ai tha: “Pastaj kush?”
Ai tha: “Nëna jote!”
Ai tha: “Pastaj kush?”
Ai tha: “Nëna jote!”
Ai tha: “Pastaj kush?”
Ai tha: “Babai yt!”
Vetëm herën e katërt tha: “Babai yt.”