Is’hak bin Mansur el-Keusexh
Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is’hak bin Rahoja (1/285-291)
Darul-Hixhrah, 1425/2004
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
670 (3) – Është pyetur imam Ahmedi në lidhje personin që ha apo pi gjatë Ramazanit.
Ai është përgjigjur: Nuk është i detyruar që të bëjë shpagim.
Ai u pyet: Përse nuk konsiderohet e njëjta gjë sikurse me marrëdhëniet seksuale?
Imam Ahmedi tha: Si ta konsiderojmë të njëjtë kur nuk ka asnjë hadith që e përmend këtë gjë?! Si ta obligojmë shpagimin për ngrënie dhe pije kur profeti ﷺ urdhëroi shpagimin vetëm për marrëdhënie seksuale? Nuk ka dyshim se të gjitha këto janë mëkate, mirëpo marrëdhëniet seksuale nuk i ngjasojnë ushqimit dhe pijes.