Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet muesini që ta thirrë ezanin apo ta prish iftarin së pari?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
 www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 28: Ne e kemi një muezin i cili e thërret ezanin e akshamit, tek i cili bazohen njerëzit në iftar. Ai e thërret ezanin menjëherë kur dielli të ketë perënduar. A i lejohet atij që ta prish agjërimin para se ta thërret ezanin? Apo duhet që së pari ta thërret ezanin dhe pastaj të sigurohet që njerëzit ta pasojnë atë1?

Përgjigje: Të dyja janë të lejuara. Nëse ai është i sigurt se dielli ka perënduar atij i lejohet që ta prish agjërimin e tij me një hurme dhe një gllënjkë ujë dhe pastaj e thërret ezanin. Ai gjithashtu mund t’i jep përparësi ezanit. Unë preferoj opsionin e fundit.


1 Nga “Fet’h-ur-Rab el-Uadud” (1/252). 

Shpërndaje: