Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet përkujtuar personin që ha nga harresa? (1)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka duhet të bëj në qoftë se unë shoh dikë duke ngrënë apo pirë nga harresa në ditën e Ramazanit? A duhet ta kujtojë atë apo ta lë (të ha)?

Përgjigje: Është e detyrueshme për ta kujtuar atë nëse e di se ai është i detyruar të agjërojë. Personi që harron justifikohet, por ti nuk ke harruar.

Allahu (te ala) ka thënë:

Por ndihmoni njëri-tjetrin në el-birr dhe et-takua (mirësi, dëlirësi dhe përkushtim e frikë ndaj Allahut) dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah dhe zemërim (duke kaluar kështu kufijtë).” 5:2

Shpërndaje: