Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetja nr 27: Personi që agjëron agjërim nafile dhe ka marrëdhënie intime me gruan e tij për shkak të harresës, a është i detyruar me diçka?
Përgjigje: Është e pa mundur që të harrosh se je duke agjëruar kur bëhet fjalë për marrëdhënie intime sepse marrëdhënia intime është gjë e përbashkët mes burrit dhe gruas. Nëse njëri nga bashkëshortët e harron agjërimin, ia kujton tjetri. Marrëdhënia intime kërkon dyer të mbyllura dhe gjëra të tjera që nuk ka vend për harresë.