Is’hak bin Mensur el-Keusexh
Burimi: Mesailul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (1/285-291)
Dar-ul-Hixhrah, 1425/2004
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com
684 (11) – Pyetje: A duhet së pari që të bëjmë iftar apo të falim namazin e akshamit?
Imam Ahmedi tha: Është i rekomanduar përshpejtimi i iftarit përveç nëse personi ka nevojë që ta vonoj iftarin ose është i zënë.
Imam Is’hak bin Rahojah tha: Duhet të jetë synimi i njeriut që fillimisht të bëj iftar para se ta falë namazin e akshamit.