“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet qortuar jobesimtarin për veprime të shëmtuara?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shahri (37B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse e shoh jobesimtarin duke bërë ndonjë veprim të shëmtuar, a duhet ta qortojë apo jo?”

Përgjigje: “Nëse e sheh jobesimtarin duke bërë veprim të shëmtuar, nuk duhet ta qortosh atë. Ai nuk është i detyruar të pasojë vendimet e Islamit. Mirëpo, ti duhet ta thërrasësh atë në Islam. Thirre atë për të dëshmuar se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut, të falë namazin, të jap zekatin, të agjërojë ramazanin dhe të bëjë haxhin.

Por, nëse veprën të cilën ai e kryen, edhe rrethi i njerëzve në atë vend e konsiderojnë të shëmtuar, atëherë ai duhet qortuar. Ai nuk duhet të qortohet për shkak se ai është i detyruar të praktikojë gjykimet e Islamit. Por ai duhet të qortohet për shkak se ai shkel ligjin e vendit të tij.”

Shpërndaje: