Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të bëj umren fillimisht për nënën apo babain?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/egatht–14340322.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi! Një burrë ka ardhur nga jashtë mbretërisë (së Arabisë Saudite) dhe e bëri umren për veten e tij, babai i tij ka vdekur ndërsa nëna e tij është e gjallë por e paaftë (që të bëjë umren) dhe ai dëshiron që të bëjë umren për babanë i cili ka vdekur edhe për nënën e cila është e paaftë (për ta bërë umren). Thotë; Me kë duhet të filloj së pari?

Përgjigje: Ai duhet të fillojë me atë që nuk e ka bërë umren, fillon me atë që nuk e ka bërë umren obligative. Nëse ata të dy e kanë bërë umren obligative, dhe ky donë që të bëjë këtë umre nafile (vullnetare) për ta, atëherë duhet të filloi më nënën sepse e drejta e saj është më e rëndësishme. 

Shpërndaje: