Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e dinë engjëjt dhe shejtanët se çfarë përshpërit njeriu?

Imam Is`hak Ibn Ibrahim Ibn Muflih El-Mekdisi El-Hanbeli 

Burimi: Masaibul Insan Min Mekaidish Shejtan, faqe. 157-158

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: ”Engjëjt dhe shejtanët e dinë se çfarë robi përshpërit në vetveten e tij. Engjëjt e dinë këtë gjë, që të kenë mundësi për t`ia shkruar veprat e mira dhe të këqija që njeriu synon t`i bëjë. Shejtani rrjedh tek njeriu sikurse gjaku (në damar) dhe e di se çfarë njeriu i përshpërit vetvetes së tij dhe e josh atë drejtë saj.”

Shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: ”Engjëlli e di se çfarë robi i përshpërit vetes së tij prej veprimeve të mira apo të këqija. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata (engjëjt) kanë dije rreth gajbit (të fshehtës) e cila është diçka e veçantë për Allahun.”

Shpërndaje: