Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e ka gruaja obligim që t’i shërbejë burrit të saj?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu u dhëntë mirësi, pyetësi thotë: Ne po dëgjojmë shumë sot që thonë se gruaja nuk e ka obligim që t’i shërbejë burrit të saj, nga aspekti i gatimit, pastrimit të rrobave. Prandaj duam një sqarim nga ti lidhur me këtë.

Përgjigje: Gruaja tani ka përparuar, ajo nuk kujdeset për burrin e saj as për… Nëse ke nevojë për të që ajo të kujdeset për nevojat tuaja, ajo nuk është në shtëpi. Burri vjen në shtëpi dhe ulet dhe pret dhe ajo nuk vjen në shtëpi, ose ajo vjen vonë natën. Sot gruaja është rebeluar.

Nga sunneti është që gruaja t’i shërbej burrit të saj. Sahabijet (radijAllahu anhun), ato përgatisnin ushqimin dhe kujdeseshin për shtëpinë dhe ato ishin sahabijet, gratë më të mira të këtij umeti. Fatima vajza e Muhammedit ﷺ dhe (radijAllahu anha) barte ujë mbi qafën e saj sa që litari i linte shenjë në qafë.

Ajo kërkoi nga i dërguari ﷺ që t’ia lejonte asaj që të ketë shërbëtore dhe ai refuzoi. Ai refuzoi që të lejojë atë që të ketë shërbëtore dhe e urdhëroi atë që të kërkonte ndihmën e Allahut përmes dhikrit dhe duke kërkuar falje prej Tij, edhe pse ajo ishte vajza e Muhammedit ﷺ.

Shpërndaje: