Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqa-06-09-1435-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë se disa nga selefët e kanë lexuar Kuranin shtatëdhjetë herë gjatë Ramazanit?
Përgjigje: Po, kjo është transmetuar. Kjo nuk është aspak befasuese duke pasur parasysh selefët. Allahu ua lehtësoi mirësinë selefëve. Ata nuk ishin si ne. Allahu ua lehtësoi mirësinë dhe leximin e Kuranit. Kjo i përket pozitës të tyre fisnike që kanë tek Allahu (subhanehu ue te ala). Kushdo që dëshiron mirësinë, Allahu ia lehtëson atë atij:
“Sa për atë që jep për hir të Allahut dhe i frikësohet Atij, dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin). Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” 92:5-7
I përket lehtësimit që Allahu ua lehtësoi atyre leximin e Kuranit në mënyrë që ata e lexuan atë disa herë në ditë.