Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/361)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 337: A e redukton gënjeshtra shpërblimin e agjëruesit?
Përgjigje: Gënjeshtra, dëshmia e rreme, përgojimi, shpifja dhe fjalë tjera të ndaluara e reduktojnë shpërblimin e agjëruesit shumë. Po ashtu edhe veprimet e ndaluara. Është e detyrueshme që të shmangen ato gjatë agjërimit dhe ndryshe. Megjithatë, është më e rëndësishme gjatë agjërimit sepse ato e reduktojnë agjërimin. Prandaj unë paralajmëroj vëllezërit e mi musliman ndaj këtyre dukurive të ndaluara gjatë agjërimit.