Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetvaja nr.: 1/19898
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në librin “El-‘Akidetul-Islamijeh” të autorit Shejkh Abdul-Hamid Badis, kam lexuar se Allahu është “el-Kadim” (i vjetër), që do të thotë se ekzistimit të Allahut nuk i ka parapri mosekzistenca, pra Ai është i Pafillim. A është kjo e saktë sipas argumenteve të Kuranit dhe Sunnetit?”
Përgjigje: “Fjala “el-Kadim” nuk është një prej Emrave të Allahut Tebarake ue Te’ala dhe është e mjaftueshme që ta thërrasësh Atë me emrin e Tij “El-Euuel” (i Pari). Megjithatë, është e lejueshme përdorimi i kësaj shprehjeje për Allahun “el-Kadim” nëse e ke për qëllim përshkrimin dhe informimin për Të dhe jo nëse ke për qëllim se ky është një prej Emrave të Tij, siç kanë thënë dijetarët. Dhe Allahu e di më së miri.
Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.”