Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është bërë obligimi i agjërimit të Ramazanit gradualisht?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/16)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 9: A është bërë obligimi i agjërimit të Ramazanit gradualisht sikurse ndalimi i alkoolit që është bërë gradualisht?

Përgjigje: Po. Në fillim ishte në mënyrë vullnetare për secilin. Pastaj agjërimi u bë obligim.

Allahu (te ala) ka thënë:

 “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” El-Bekare, 2:184

Etapa e dytë ishte se ai i cili binte në gjumë pasi kishte përfunduar agjërimin ose kishte falur jacinë, nuk i lejohej as të ha, as të pi ose të ketë marrëdhënie seksuale deri në perëndim të diellit ditën e nesërme. Pastaj u lehtësua kjo dispozitë.

Allahu (te ala) ka thënë: 

“Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” El-Bekare 2:187

Shpërndaje: