Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e lejuar për gruan me istihada që të fal namazin e duhasë me abdesin me të cilin e ka falur sabahun?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua ua rasa’il Shejkh Ibn Uthejmin (4/286)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për një grua që ka istihada (gjaku që vjen nga organi gjenital i cili nuk është gjak-menstracionesh) që të fal namazin e duhasë me të njejtin abdes me të cilin ka falur namazin e sabahut?
 
Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar, sepse namazi i duhasë ka një kohë të kufizuar, kështu që ajo duhet të marrë abdes për çdo namaz. Ajo ka istiahada dhe profeti (sal Allahu alejhi ue selem) urdhëroi që gruaja me istihada të merr abdes për çdo namaz. Koha e namazit të drekës është nga mesdita (dmth kur dielli është në krye të qiellit) deri në kohën e ikindisë. Koha e ikindisë është nga mbarimi i drekës derisa dielli të verdhet, dhe në rastë urgjent mund ta fal atë derisa të perendon dielli. Namazi i akshamit është nga perendimi i diellit deri sa të zhduket vija e kuqe në qiell. Namazi i jacisë fillon nga zhdukja e vijës së kuqe në qiell deri në mesnatë. Namazi i sabahut është prej kohës së agimit të dytë derisa të linde dielli.

Shpërndaje: