Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetua Shejkh Muhammed bin Salih el-Uthejmin (2/766)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që gruaja të shohë tërë trupin e burrit të saj dhe anasjelltas në mënyrë që ata të joshen në një mënyrë të ligjshme?
Përgjigje: Eshtë e lejuar për gruan që të shikojë në tërë trupin e burrit dhe anasjelltas.
Allahu thotë:
”Të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve).” [23:5-7]