Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të dhënë zekatul-fitr më shumë se sa duhet – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua Arkan ul-Islam Ibn Uthejmin, fq. 640-641

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për të dhënë më shumë zekatul-fitr se sa duhet, me qëllim që kjo të konsiderohet si lloj bamirësie?

Përgjigje: Po, është e lejueshme për të dhënë shtesë nëse ka për qëllim që ajo të jetë bamirësi e që në fakt nuk është e detyrueshme. Kështu veprojnë disa njerëz kur ata duhet të paguajnë për 10 persona, p.sh ata e blejnë një qese të madhe me oriz e cila është për më shumë se 10 persona dhe këtë e japin si zekatul-fitr për vete dhe për familjen e tyre. Kjo është e lejuar sepse ai është i sigurt se kjo (qese orizi që u përdor si shembull) është e mjaftuehme ose më shumë. Nuk është e domosdoshme që ta dini saktësisht se sa ushqim jeni duke dhënë, por gjëja më e rëndësishme është që ta dini se ushqimi është i mjaftueshëm. Nëse ne e dimë se është i mjaftueshëm ne ia japim të varfërit dhe ska problem në këtë.

Shpërndaje: