“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 4679
Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejuar të ruhen fotografitë e fëmijëve, pavarësisht se a është gjysma e trupit ose i tërë trupi, në një album dhe të mos varen në mur? Na sjell dobi në këtë çështje!”
Përgjigje: “Nuk lejohet të ruhen fotografitë edhe nëse ato janë të varura në mure ose mbahen në vende të tjera, përveç atyre fotografive të cilat janë të nevojshme për një kartë identiteti, pasaportë ose për arsye të tjera të rëndësishme. Kjo për shkak se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anh):
”Mos e lerë asnjë imazh pa eprishur…” (Muslim, el-Tirmidhiu, Nesaiu)
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.”