Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e pastër femra së cilës pasi i mbaron cikli, i rrjedh lëng i kuqërremtë?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva 

Fetvaja nr. 2/19956

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një grua ka marrë gusël pas përfundimit të periudhës së saj menstruale, dhe kur ka shkuar për të marrë abdes para namazit, ka gjetur pak gjak, a duhet që ajo të marrë gusël përsëri, apo vetëm të marrë abdes dhe të falet? Në këtë është edhe një situatë tjetër, në rast se  ka marrë gusël, ka fal namazin dhe pas një ditë gjen pak gjak, a duhet të marrë gusël përsëri, apo çfarë të veprojë?

Përgjigje: Kur një grua merr gusël pasi ajo ka parë shenjat e qarta të pastërtisë (sekrecionin e bardh që tregon mbarimin e ciklit), por pas kësaj gjen pak gjak, ajo nuk duhet të shqetësohet për këtë. Pastrimi dhe namazi i saj janë të saktë. Nëse ky gjak zgjat pasi t’i ketë mbaruar periudha e saj, ajo duhet të marrë abdes para çdo namazi, sepse kjo është istihadah (çrregullim) e jo gjak menstrual. Kjo vlen nëse periudha e saj mujore ka përfunduar.

Shpërndaje: