Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu Fataua vol 2. fq.61
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është e vërtetë se shumica e banorëve të Zjarrit janë gratë dhe pse?”
Përgjigje: ”Kjo është e saktë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) u foli grave kur ai ishte duke predikuar në lidhje me to dhe tha:
”Jepni lëmoshë se me të vërtetë kam parë në Xhehenem më së shumti gra.”
dhe për të njëjtin problem ai u pyet, për të cilën po pyet pyetësi:
”Ato e pyetën: Përse o i Dërguari i Allahut? Ju tha: ”Për arsye se ju mallkoni (fyeni) shumë dhe nuk i falënderoni burrat tuaj.” 1
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) sqaroi arsyet pse ato do të jenë shumica e banorëve të Zjarrit, pikërisht se ato mallkojnë shumë dhe fyejnë dhe janë mosmirënjohëse ndaj burrave të tyre, dhe për këtë shkak ato u bën shumica e banorëve të Zjarrit.”
1 Bukhari nr 541, Muslimi nr 1931