“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A është falso fetvaja në lidhje me Selman el-Auden dhe Sefer el-Haualin?

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 1429)

Burimi: el-Fataua el-Xhalijjeh an el-Manahixh ed-Da´uijjeh, fq. 13-14

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Disa të rinj janë në mëdyshje në vërtetësinë e fetvas lidhur me Selman el-Auden dhe Sefer el-Haualin dhe thonë se vërtetë Komisioni i Fetvave nuk është deklaruar fare në mënyrë të tillë dhe se është një gënjeshtër e trilluar nga qeveria. A është e vërtetë kjo deklaratë?”

Përgjigje: ”Këto pretendime të fabrikuara vijnë nga udhëheqësit e Hizibive. Përndryshe, ata gjithmonë mund të shkojnë tek Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi dhe ta pyesin atë apo ti shkruajnë ndonjërit nga Komisioni i Fetvave dhe ti pyes ata. Ata janë në dispozicion.

Hizbitë synojnë që ta fyejn shtetin me anë të kësaj. Ata duan të thonë se shteti do që ti burgos dijetarët padrejtësisht, e cila gjë është një gënjeshtër. Shteti është i drejtë elhamdulilah. Shteti nuk i ka arrestuar ata për shkak të asaj që është thënë për ta. Ata u futën në burg vetëm pasi që Komisioni i Fetvave kishte diskutuar me ta dhe u kërkoi atyre që të tërheqin atë që ata kanë thënë dhe bërë. Ata refuzuan. Pastaj Komisioni i Fetvave mori vendim që ata të mbeten në gjendjen e tyre dhe të mos u lejohet të flasin, në mënyrë për mbrojtur shoqërinë. Këtu e kemi vendimin. Ata që flasin në këtë mënyrë ata e fyejnë shtetin dhe Komisionin e Fetvave. Kjo është e ndaluar.

Nëse kjo do t’u kishte atribuar në mënyrë të rrejshme Komisionit të Fetvave, atëherë dijetarët nuk do të kishin mundësi të heshtin në lidhje me këtë, duke pasur parasysh se kjo vjen nga Shejkh Abdul-Aziz bin Baz që flet në emër të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Fetvave dhe vulos me vulën e tij tyre për ministrin e brendshme.”

 

Shpërndaje: