Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është haxhi i gruas pa mahrem i vlefshëm?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (3 B)
www.perlatmuslimane.com
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet gruaja që e kryen haxhin pa mahrem të bëjë haxhin për herë të dytë?

Përgjigje: Gruaja që e kryen haxhin  pa mahram e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk i lejohet gruas të udhëtojë përveçse me mahrem.” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Gruaja ime ka shkuar për në haxh ndërsa unë jam shkruar që të marrë pjesë në një betejë.” Ai tha: “Shko dhe kryeje haxhin me gruan tënde.”

Megjithatë, haxhi i saj është i vlefshëm. Ajo nuk ka nevojë ta përsërisë atë. Në vend të kësaj i kërkohet të pendohet te Allahu dhe të kërkojë falje për atë që ka bërë.

Shpërndaje: