Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (9)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është i papastër solucioni mjekësor dezinfektues për duart i cili ka në përmbajtjen e tij alkool?
Përgjigje: Nëse konfirmohet se përbëhet nga alkooli, atëherë alkooli është i papastër. Allahu (xhela ue ala) tha lidhur me alkoolin:
فَاجْتَنِبُوهُ
“Kështu që largohuni prej tij!” 5:90
Kur alkooli u ndalua, sahabët e derdhën atë nëpër rrugët e Medinës. Kështu që nuk lejohet që alkooli të ruhet apo të kurohesh me të. Kur një burrë erdhi te profeti (sal-Allahu alejhi ue selem) dhe e pyeti për ilaçet që i prodhonte nga alkooli për shërim.
Ai ﷺ i tha:
“Ai (alkooli) në të vërtetë është sëmundje dhe jo ilaç.”
Pra nuk lejohet të kurohesh me khamr (pije dehëse) dhe alkooli është khamr (dehës). Nuk lejohet përdorimi i tij nëse ndikon, nëse gjendet.